Eurodeputetja Roberta Metsola është zgjedhur presidentja e re e Parlamentit Evropian.

Metsola zëvendëson në këtë post David Sassoli, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Anëtare e grupit të partive të djathtë EPP, maltezja 42-vjeçare ishte midis katër kandidatëve që garuan për këtë pozicion: Sira Rego nga Spanja, radikale e majtë; polakut Kosma Zlotowski euroskeptik; dhe suedezes Alice Bah Kuhnke nga partia e gjelbër.

Metsola është eurodeputete nga viti 2013 dhe zëvendëpresidente e Parlamentit Evropian nga viti 2020. Ligjvënësja konservatore kohët e fundit siguroi mbështetje të madhe teksa zëvendësoi Sassolin, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ishte tërhequr më herët nga posti.

Nënë e katër fëmijëve, Metsola ka marrë edhe kritika nga disa kolegë lidhur pikëpamjet e saj kundër abortit, që janë shumë të përhapura në Maltë, vendi i fundit i BE ku aborti është ende i ligjshëm.