Balerini, Eltion Merja ishte banori i radhës që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”.

Eltioni ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku foli për eksperiencën dhe ndau detaje nga jeta e tij e përditshme.

I njohur si Tokja, balerini foli edhe për historinë e dashurisë me këngëtaren, Rovena Dilo për të cilën është përfolur shumë në media edhe pas momentit që ai u bë pjesë e shtëpisë. 

“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj. Aktualisht jam i lidhur”, u shpreh Eltioni.