Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se po dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Ai dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur më 28 dhjetor në Skenderaj, njofton Policia.

I arrestuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.