Pas një kohe të gjatë thashethemesh është konfirmuar lidhja e Neymar me Bruna Biancardi.

Futbollisti dhe blogerja u fotografuan gjatë verës së bashku në Ibiza por deri tani nuk e kanë pranuar lidhjen.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për lidhjen e çiftit, dyshja nuk kanë turp të tregojnë njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në mediet sociale dhe kjo tashmë po llogaritet si konfirmim i thashethemeve që po qarkullojnë prej muajsh.