Christian Eriksen do të kthehet shpejt të luajë në fushat e futbollit.

Danezi është kthyer të stërvitet, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Një nga opsionet e shumta mund të jetë një kthim në Premier League dhe disa klube janë vënë në gjurmët e mesfushorit.

Një nga këto skuadra është Brentford.

Në lidhje me këtë ka folur trajneri i klubit anglez, Thomas Frank.

“Shpresoj me të vërtetë që të mund të kthehet përsëri në futbollin e nivelit të lartë sespe është ajo që do. Ëndërron të luajë Botërorin me Danimarkën dhe nuk shikoj pse nuk duhet ta realizojë këtë objektiv”, ka thënë Thomas.

“Para Europianit ishte një nga yjet e mëdhenj dhe mund të jetë edhe në Botëror. Duam më të mirën për të dhe familjen e tij. Kam punuar me Christian kur isha në Under 17 daneze dhe e kam parë të rritet dhe të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Ai te Brentford? Për ne do të ishte një nder të kishim një kampion si ai, që meriton të luajë në nivele të larta. Megjithatë, nuk kam folur me të”.