Siç ndodh gjithnjë, nesër (e martë) do të jetë spektakli i radhës i Big Brother VIP.

Edhe në këtë natë nuk do të mungojnë diskutimet e ngjarjet që kanë bërë bujë gjatë javës, befasitë e në fund edhe eliminimi i njërit prej banorëve.

Edhe pse deri më tani është eliminuar vetëm një banor, nesër thuhet se do të ketë dy eliminime për herë të parë brenda natës.

Kështu të paktën bëhet e ditur në një video të shpërndarë në paralajmërimin për atë që do të bëhet nesër.

Në nominim këtë javë janë banorët e rinj: Tani, Egzona Rafuna si dhe këngëtarja Xheisara.

Për më shumë surpriza, të do të shohim nesër se çfarë ka rezervuar ‘Vëllai i madh’.

BBV vlen të ceket se është shtyrë për datën 18 shkurt.