Visar Dërmaku, i njohur me nofkën “Gani Gërmia” mund të ketë telashe me Policinë e Kosovës, pas veprimit të tij në dhjetor të vitit të kaluar, në rrjetin social TikTok, raporton Express

Derisa ishte në një lidhje direkte me një person tjetër, Dërmaku ka telefonuar Policinë e Kosovës, me qëllimin për t’u tallur.

Ai ka “porositur” picë, derisa zyrtari policor që është lajmëruar në telefon ia bën me dije se ka telefonuar në Policinë e Kosovës.

Kjo bisedë është publikuar në TikTok në gjedhor të vitit të kaluar.

Pjesë nga biseda:

Policia: Alo Policia urdhëroni

Visari: A ka mundësi një picë margaritë qetu te rruga C

Policia: Qysh i nderum

Visari: Picë margaritë te rruga C

….

Policia: A ki ndonjë problem i nderum

Visari: Jo nuk kam problem

Polici: Të informoj që ke thirrë Policinë i nderum

Visari: Aaaa, me mfal