Liridon Mustafa, një i ri nga qyteti i Pejës me vendbanim në Graz të Austrisë, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik, derisa po kthehej në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur daja i tij. 

Ai ka njoftuar se Liridoni humbi jetën në një aksident trafiku në Hungari, duke u kthyer për Kosovë. 

“Me hidhërim të madh ju njoftojmë për ndarjen nga jeta për shkak të një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit 26 vjeçar. Liridoni ishte duke u kthyer në Kosovë, por për fat të keq aksidenti i natës i ndodhur në Hungari, i mori jetën në moshë fare të re. Do ju lajmërohet në vijim për vorrimin”, ka shkruar ai.