Ka përfunduar protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut. Ata dolën të kundërshtojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit në Kosovë.

Në këtë protestë, përveç qytetarëve të komunitetit serb, morën pjesë edhe Slavko Simiq, Goran Rakiq dhe deputetë tjerë të Listës Serbe.

Kujtojmë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë është nisur për në Mitrovicë për çdo incident të mundshëm.