Një vajzë nga Deçani ka vdekur në QKUK pasi një javë më parë ishte aksidentuar në fshatin Llukë e Epërme në Deçan.

Sipas policisë, e njëjta ishte në trajtim mjekësor.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Llukë e Epërme, Deçan 08.01.2022 – 14:40. Me datë 15.01.2022 rreth orës 03:50 viktima femër kosovare e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore.