Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot duke filluar nga ora 19:30 do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Ndërkohë, në ora 19:45 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, zëvendëskryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Adnan Asllani do të japë një deklaratë para mediave. 

Në njoftim bëhet e ditur se ata persona që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë mund ta bëjnë edhe në ballkonet apo dritaret e tyre.

Qendra thotë se “përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit”.