Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se organizimi i referendumit serb në Kosovë është shkelje e sovranitetit të vendit.

Sipas saj, qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse”, ka thënë ajo.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në Kosovë.