Kuvendi i Kosovës me 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.

Kjo rezolutë, përveç Vetëvendosjes si parti në pushtet, u përkrah edhe nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por deputeti i vetëm që abstenoi ishte Driton Selmanaj i LDK-së.