Ish drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor të ish krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Qalaj u betua se në këtë proces do të thotë të vërtetën dhe se nuk do të mbajë asgjë të fshehtë për të cilën është në dijeni.