Presioni ndërkombëtar mbi Kosovën për mbajtjen e referendumit të Serbisë është shenjë e tendosjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, vlerëson analisti politik, Agon Maliqi. 

“Parimisht, unë mendoj që Kosova ka të drejtë që të mos lejojë mbajtjen e referendumit, nuk ka bazë ligjore që ky referendum të mbahet në Kosovë”, thotë Maliqi. 

Në Serbi të dielën, më 16 janar, mbahet referendumi për ndryshimin e Kushtetutës.