Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar letrën që e ka pranuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Kurti ka thënë që kjo letër ia vlen të rilexohet pasi sipas tij është “përmbajtësore” dhe “e mirë”. 

Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtësore, e mirë dhe që vlen të rilexohet“, ka shkruar Kurti.

Blinken i ka kërkuar Kurtit që të bëjë marrëveshje me Serbinë në lidhje me energjinë elektrike në veriun e Kosovës dhe personat e pagjetur.

https://www.facebook.com/100044512086347/posts/471575911002808/?d=n