Dhuna në familje po vazhdon të jetë një nga problematikat më të mëdha në Kosovë.

Gjatë ditëve të fundit, shifrat tregojnë se gjendja është alarmante.

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, vetëm këtë javë u raportuan 24 raste.

Kosova iu sjell raportin nga Policia e Kosovës

10 janar 2022

Prishtinë 09.01.2022 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull  kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 07.01.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e ti (bashkëshorten dhe vajzën) i kishte sulmuar fizikisht ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 09.01.2022 ─ 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (të dashurën e ti), kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretma mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 10.01.2022 ─ 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjetë të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Dragash 10.01.2022 ─ 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte penguar viktimën femër kosovare (rejën e tij) të hynte në shtëpi me pretekst se ajo është në procedura të divorcit në gjykatë. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 10.01.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

11 janar 2022

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës janë në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Rahovec.

Prishtinë 10.01.2022-23:58. Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuar kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 11.01.2022-15:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur familjarët e tij duke kërkuar nga ta para. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kaçanik 11.01.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. I dyshuari  pas pranimit të  trajtimit psikiatrik, është dërguar në mbajtje.

Malishevë 11.01.2022-13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rahovec 11.01.2022-20:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

12 janar 2022

7 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, 2 raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Gjakovë, një në Rahovec, një në Ferizaj, një në Klinë e një në Podujevë.

Në Podujevë, një person ka raportuar se djali i tij në vazhdimësi ka sulmuar atë dhe familjarët e tjerë duke i gjuajtur me gjësende të shtëpisë dhe duke i keqtrajtuar psiqkisht. Babai i të dyshuarit ka bërë të ditur se djali i tij është i sëmurë mendor. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit në psikiatri me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një person ka njoftuar se gruaja me të cilën bashkëjeton e ka sulmuar fizikisht me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Teksa në rastin tjetër, është arrestuar një person pasi i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas që bashkëjetonte dhe djemve të tij. Siç bën të ditur Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Ferizaj, Klinë e në Gjakovë tri gra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortet e tyre. Në raport theksohet se i dyshuari nga Ferizaj është në arrati, ai në Klinë është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari nga Gjakova është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Rahovec është raportuar për një rast dhune në familje ku një person, pas një mosmarrëveshjeje në familje, ka kanosur verbalisht bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

13 Janar 2022

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Nga gjashtë raste të dhunës në familje, pesë persona janë arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar se kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Fushë Kosovë, Istog dhe Malishevë, rastet janë raportuar nga gratë që janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre.

Ndërsa në Gllogoc, një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.

Në Suharekë, babai kishte raportuar se i biri ka prishur orenditë e shtëpisë dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij, meqë rast ai është kontrolluar në repartin e Neuropsikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Deçan, ku nëna ka raportuar vajzën e cila sipas saj kishte ushtruar dhunë psikike e fizike vazhdimisht ndaj anëtarëve të familjes.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Gllogoc, 13.01.2022-16:00.  Viktima mashkull kosovar–i mitur, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

F.Kosovë, 12.01.2022-NN. Me 14.01.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje duke e ofenduar dhe sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Suharekë, 13.01.2022 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke  prishur disa orendi brenda shtëpisë  kishte ushtruar dhunë dhe kanosur verbalisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e Neuropsikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog, 12.01.2022 – 23:30. Viktima femër kosovare me datën 13.01.2022 ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan,  13.01.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe dy familjarëve babait dhe vëllait të saj. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Malishevë, 13.01.2022-16:22.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka  sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Duke qenë se femrat janë caku kryesor i ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale, ndikimi i tyre pas këtij akti, është i madh në psikikën e tyre.

Këtë gjë e ka thënë për Syri.net Kosova, psikologia Violeta Zefi, e cila theksoi se për shkak të këtij fenomeni, shumë femra nuk e ndjenjë vetën të lirë në ambiente publike apo private.

“Pasojat nga ngacmimi seksual mund të jenë të ndryshme, duke prekur aspektin fizik dhe psikologjik të vajzave dhe grave, viktima të ngacmimit seksual. Mirëpo, pasojat psikologjike mund të jenë më serioze. Studimet kanë treguar se ngacmimi seksual mund të shkaktojë simptoma depresioni dhe ankthi, që mund të jenë të reja për personin ose në raste të tjera mund të përkeqësojnë një gjendje të mëparshme. Në pjesën më të madhe të rasteve viktimat e ngacmimit seksual ndihen të pasigurta dhe kanë nivel të ulet vetë-besimi si dhe kanë tendencën të tërhiqen nga shkolla, shoqëria apo vendi i punës” tha Zefi.

Po ashtu, psikologia ka renditur edhe arsyet se përse femrat mund të jenë cak i sulmeve seksuale.

“Pas këtij fenomeni qëndrojnë arsye të ndryshme që kryesisht lidhen me traditat patriarkale të dëmshme dhe paragjykimet gjinore, por edhe nga frika për t’u etiketuar apo gjykuar nga familjaret dhe shoqëria. Pastaj, mungesa e informacionit se ku të raportojnë dhe të kërkojnë ndihmë për rastin, sidomos për format e veçanta të dhunës siç është dhuna seksuale. Si dhe shpesh herë mungesa e besimit në autoritetet dhe institucionet përgjegjëse për problemin në fjalë” shtoi ajo.