Së fundmi ka filluar të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, si rrjedhojë, numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar në 2 mijë e 417.

Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve aktive, me 981, pas saj ajo e Prizrenit me 159 dhe e Ferizajt me 159.

Mitrovica ka 152 raste aktive me virus, Gjakova 94 dhe Gjilani 82.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar edhe më tej rritje të numrit të rasteve me COVID-19, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen e të respektojnë masat Anti-COVID në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.