Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën. Për këtë u komentua shumë gjatë dhe nga banorët, por edhe nga publiku.

Bashkëshortja e tij, Emanuela Morini, ka folur për emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj.null

Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë, por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

Emanuela: “Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh, por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti, sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja”.

Dalina Buzi: Ke qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?Lexo po ashtu:

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri rrëfen ‘çmendurinë’ më të madhe: Bashkëshortja ma fali tradhtinë tri vjeçare

Emanuela: “Besoj se do ishte e njëjta gjë, sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajë dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur, vendosa të eci para pa probleme”.

“Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik, por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut”.