Gazeta Rekordpress pak më parë raportoi se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, sonte në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Lajmin për Rekordpress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. 

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. 

Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. 

Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.