70.5 për qind e mostrave të testuara për variantin Omicron të Covid-19, kanë rezultuar pozitiv në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Vitia ka thënë se Omicron, tashmë është variant dominant në Kosovë.

Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 17 raste pozitive me Omicron në Kosovë.

Nuk dihet nëse ky numër është rritur, pasi që MSH në raportin 24 orësh nuk po i përfshin edhe rastet pozitive me Omicron.