Policia e Kosovës e ka suspenduar sot një zyrtar të saj nën dyshimin se ka falsifikuar teste për Covid-19.
I suspenduari është polic në Departamentin e Policisë Kufitare.
Lidhur me këtë rast, Rekordpress ka mësuar se hetimet i ka nisur edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Demokracia.com ka pyetur rreth suspendimit të tij në Policinë e Kosovës dhe në IPK, por ende nuk kanë dhënë përgjigje./
