Dybala iu bashkua Juventusit më 2015. Kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.

Paulo Dybala dukej që do ta zgjaste qëndrimin e tij në Juventus, por argjentinasi duket se ka ndryshuar mendje dhe tani preferon largimin diku tjetër.

Ai i bashkohet lojtarëve si Kylian Mbappe dhe Paul Pogba, të cilët do të jenë lojtarë pa kontratë në verën e vitit 2022, duke bërë që ata të negociojnë për një kontratë të re edhe me skuadra të tjera gjatë këtij muaji.

Media argjentinase, TyC Sports ishte njëra nga të parat që e dha lajmin që Dybala tani është kundër qëndrimit në Juventus pasi që klubi ka ndryshuar termat e kontratës së tij të re, duke bërë që bisedimet të ndërpriten tërësisht.

A do të transferohet Dybala në Premier Ligë?

Numri 10 i Juventusit gjithmonë ka qenë i lidhur me një kalim në Premier Ligë, me skuadra si Manchester Unitedh dhe Tottenham Hotspur që kanë luftuar për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, fakti që Dybala do të jetë gati të largohet si transfer i lirë, pritet që edhe më shumë klube të Anglisë dhe Evropës ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre që ta marrin në klubin e tyre sulmuesin e talentuar.

Çdo vendim nga Dybala për sfidën e tij të radhës duhet të merret mirë në konsideratë dhe t’i përshtatet kërkesave të tij dhe rolit në atë skuadër, por edhe kontratës nën të cilën ai do të luajë.

Një gjë është e sigurt: klubet të cilat do të dëshirojnë të nënshkruajnë me Dybala duhet të veprojnë shpejt, pasi që një lojtar i kalibrit të tij dhe me përvojë jo shpesh janë të lirë.

Juventusi do ta humbet njërin nga lojtarët më të mirë

Pas Cristiano Ronaldos që u largua nga Torino për Manchesterin verën e kaluar, Juventusi do të duhej të bënte gjithçka që të mundej që mos ta lejonte largimin e Dybalas.

Pavarësisht kësaj, duket se ata nuk ishin në gjendje që ta bindin atë. Për momentin, Juventusi është në vendin e pestë në Serie A dhe pritet të ndeshet me Villarreal në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Lajmi për largimin e Dybalas jep pak shpresë për tifozët që bardhezinjtë janë në rrugën e duhur për ta fituar Scudetton përsëri, pasi që Interi është në rrugë të mirë që ta bëjë këtë përsëri siç e bëri sezonin e kaluar.