Një person është arrestuar për dhunë në familje në fshatin Isniq të Deçanit, ndërkaq gjatë bastisjes, Policia e Kosovës i ka gjetur një shtëpi një armë zjarri.

Personi i dyshuar me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.

“Me datë 12.01.2022, rreth orës 10:30, Stacioni Policor në Deçan, është informuar se në fshatin Isniq- Deçan, ka një rast “Dhunë në Familje”. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nga ankuesit gjatë intervistimit është denoncuar se i dyshuari posedon armë në shtëpi”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) arme automatike AK 47, 1 (një) karikator të armës AK 47, 9 (nëntë) fishek të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në komunikatë.