Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Gjermani, ku është pritur nga homologu i tij gjerman, Joachim Herrmann.

Nga Bavaria, Sveçla tha se janë në fazën finale të njohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania. 

“Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje. Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.