Policia në Mal të Zi ka sekuestruar 400 kg kokainë në arkat e bananeve. Bëhet e ditur se kokaina vinte nga Ekuadori.
Sipas mediave të huaja, kokaina u vërejt nga punonjësit e kompanisë së bananeve, të cilët e njoftuar Policisë.
Kanë nisur hetimet për kompaninë që është në pronësi të biznesmenit Dragan Bokan.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania, derisa Policia ka marrë deklaratat e punëtorëve.
