Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur  është pranuar në Klinikën Gjinekologjike, pasi e njëjta është shtatzënë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se e mitura ishte duke bashkëjetuar me një të mitur, në fshatin “Dubravë” të Ferizajt.

“Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar  në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur Kosovar”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit prindërit dërgohen në mbajtje.