Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur për arrestimin e tij nga forcat serbe gjatë vitit 1998.

Ai tha se u arrestua dhe u torturua për tri natë radhazi.

“Në vitin 1998 më kanë marrë më kanë torturuar tri natë radhazi. Në vitin 1999 e kam vazhdua edhe organizimin politik e me shpërthimin e demonstratave ku filluan të vriten shqiptarët, serbët i paraqitshin sikur po vrahen shqiptarët mes vete. Ne disa të burgosur politik u organizuam dhe krijuam një grup për të demantuar atë që thoshin ata. E bëmë vetëm t’i demantojmë ata. E meqë ky grup doli keq për Serbinë, unë u shpall dhe u kërkova për tu arrestu”, ka thënë ai. 

Me intervenimin e Kryqit të Kuq, Haradinaj tha se u liruan.null

“Para kësaj ka qenë quhet izolimi me 107 intelektualët ku është ozurpu statusi i krahinës së Kosovës që ishte atëherë, e pastaj nga aty jemi arrestu për 30 ditë për ne nuk është dit ku kemi shku vetëm është ditur se jemi jashtë Kosovës. Për këto 30 ditë jo vetëm unë kanë qenë të kërcënuar që do të vriten. Me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq jemi liruar. Por torturat e tyre edhe pas 60 ditëve shiheshin ende. 

Ai foli edhe për reagimet e gardianëve kur e panë të arrestuar sërish pas disa vitesh. 

Haradinaj deklaroi se e quanin “pulë”, për shkak se ishte rritur krahasuar me kohën kur u arrestua për herë të parë si i mitur.

“Por torturat sidomos që më janë bërë në Leskovc shiheshin sepse mua më njihnin tashmë gardianët. E kam pas tortura ekstra e thonin “zogu qenka rrit koka bo pulë”, sepse isha moshu”, tha Haradinaj.