Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022.

Syla në RTV Dukagjini ka thënë se janë duke ndjekur politikën siç e ka praktikë Amerika për armatimet.

Kemi qenë të vëmendshëm që të bëjmë marrëveshje për armë vetëm me shtete e jo me kompani private. Shteti përkatës bënë mbikëqyrjen e shitjes së armëve për Kosovën”, ka deklaruar Syla

Syla ka thënë se ndër parterët më të mëdhenj edhe për blerjen e armëve Kosova ka pasur SHBA-në, Kroacinë, Turqinë e disa vende tjera.

“Ne po përgatitemi për mbrojtje pas armatosjes nga Serbia. Marrë parasysh kërcënimet  e vazhdueshme nga Serbia, ne armatosemi me armatim adekuat që i përgjigjet kësaj situate. Ne do të përgjigjemi me armatim adekuat që e kërkon situate. Ne nuk jemi duke blerë armatim sulmues, por po punojmë natë e ditë që të mbrojmë territorin dhe popullsinë tonë”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes ka përmendur se kanë këshilltarë edhe nga Amerika për t’iu përgjigjur situatës.

Syla ka thënë se për vitin që sapo kemi hyrë janë të planifikuara 52 milionë euro për blerje të armëve.