Policia e Sllovenisë e ka arrestuar një shofer 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë – Obrezhje, i cili ishte duke vozitur një autobus pa njërën rrotë.

32-vjeçari është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për mjetet motorike, njofton Komisariati i Policisë Novo mesto.

Autobusit i mungonte një rrotë në anën e majtë. Policia rrugore konstatoi se autobusi ishte bosh, por shoferi nuk mund të shpjegonte se kur i ka humbur rrota, raporton SoilNet, përcjell RekordPress.

Shoferi është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për automjete. Procedura do të iniciohet edhe ndaj kompanisë, është paraparë gjobë prej dy mijë eurosh.