Gjatë vitit që sapo lamë pas, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë lindur 8 mijë e 948 foshnje.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës.

Në raportimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se 202 prej tyre janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë.

“Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje. Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë. Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 gjinisë  femërore”, thuhet nga SHSKUK.

Sipas këtij shërbimi, 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion