Firma globale këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin Henley & Partners ka publikuar raportin e saj tremujor mbi pasaportat më të fuqishme në botë.

Mbajtja e një pasaporte nga Japonia dhe Singapori, në krye të listës, ju lejon, teorikisht, të udhëtoni në 192 destinacione pa viza.

Këto janë 5 pasaportat më të fuqishme në 2022:

1. Japoni, Singapor (192 destinacione)

2. Gjermani, Kore e Jugut (190 destinacione)

3. Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë (189 destinacione)

4. Austri, Danimarkë , Franca, Holanda, Suedia (188 destinacione)

5. Irlanda, Portugalia (187 destinacione)

Kosova e zë vendin e 103-të, ndërsa Shqipëria zë vendin e 49-të.