Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Komunën e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Rekordpress.com, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Për shkak të lëndimeve të marra ai është dërguar në QKUK-Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova.