Kosovarët përbëjnë shumicën e shtetasve jashtë Bashkimit Evropian që kanë imigruar në Gjermani gjatë vitit 2020.

Në Raportin e Migracionit gjatë viti 2020, 58 mijë 022 të ashtuquajtur shtetas të vendeve të treta janë shpërngulur në Gjermani, ku qytetarët nga Kosova përbënin grupin më të madh me rreth 10%, raporton gazeta gjermane, Handelsblatt.

Arsyet familjare ishin arsyeja kryesore për t’u zhvendosur në Gjermani gjatë vitit 2020. 

Sipas këtij raporti, 29 mijë 725 shtetas jashtë BE-së kanë hyrë në Gjermani me qëllim punësimi kurse 17 mijë 083 persona nga vende jo anëtare të BE-së kanë shkuar për të studiuar në Gjermani. 

Numri i kërkesave për azil në Gjermani kishte rënë në vitin 2020, edhe për shkak të pandemisë. 102.581 persona aplikuan për azil për herë të parë, pas 142.509 kërkesave fillestare në vitin 2019. Ndërkohë që shifrat e azilit për vitin 2021 pritet të publikohen këtë javë.

Gjithë këtë gjë e ka vlerësuar pozitivisht ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.

“Është pozitive që Republika Federale është vendosur si një destinacion tërheqës, veçanërisht për njerëzit që duan të studiojnë dhe punojnë në këtë vend, si dhe për qytetarët e BE-së”, shkruan ministrja.