Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se ashtu siç kishte thënë edhe Nasim Haradinaj se do ti publikojnë të gjitha dokumentet e sjellur për Gjykatën Speciale, ashtu do të vepron edhe ai.

“Jo qe e ka thënë Nasimi, po vazhdimisht e them edhe sot, le të sjellin përsëri ja u qes, dhe nuk e ndërrojmë qëndrimin si organizatat tjera”, tha ai.

“Në qoftë se zyra e Prokurorit të Specializuar i nxjerrë ato CD, që ai person na ka thanë do ti sjell neve përsëri, ne përsëri do ti qesim para mediave. Nuk e kemi ndërmend që t’ia fshehim skandalet atyre, çdo skandal që iu del atyre nga zyra ne i publikojmë”, tha Klinaku në Kanal10.

Klinaku ka thënë se nuk e kanë ndërmend të ndalën pavarësisht pasojave.