Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Gjykatësi bëri të ditur se seancën e parë për këtë vit do të fillohet të paraqiten të gjitha provat dhe të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së të akuzuarve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit, Haradinaj tregoi edhe për arrestimin dhe dënimin e vëllait të tij dhe u përlot.

“Ai është dënuar 3 vjet e gjysmë kur ishte 16 vjeç… Është i burgosuri politik më i ri në Evropë. Unë jam i dyti, derisa u arrestua vëllai, unë kam qenë i burgosuri politik më i riu në Evropë”, tha ai, duke u mundur të mbajë lotët.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020, prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.