Sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP e ka lënë edhe një banore.

Publiku ka vendosur që e eliminuara e kësaj nate të jetë moderatorja e njohur Engjëll Shkira, shkruan Rekordpress.com.

Ajo është përcjellë me lot e përqafime nga banorët e tjerë. Më i mërzituri ishte banori nga Kosova i njohur me emrin artistik Dj Dagz me të cilin ajo ka krijuar një lidhje.