Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar me inicialet H.R., i cili dyshohet për disa raste të vjedhjeve të njëpasnjëshme, të kryera në dhjetor të 2021-ës dhe janar të 2022-ës.

Sipas Policisë, këto vjedhje 18-vjeçari i kishte kryer në disa xhami dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit, i vetëm dhe në grup.

“I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim”, thuhet në njoftimin e policisë.

18-vjeçari u ka thënë hetuesve policorë se në xhami e dyqane kanë marrë para jo në vlera të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimorë dhe se të njëjtat i kanë ndarë mes veti dhe i kanë shpenzuar.

Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.