Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ankesave të qytetarëve lidhur me gjendjen e krijuar në rrugë pas reshjeve të borës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Ahmeti ka thënë se nuk është më kryetar dhe u ka bërë thirrje qytetareve që të mos i shkruajnë më për rrugë.

“S’jom mo! Mos më shkruni për rrugë! Bashkëndjej edhe me juve edhe me komunën!”, ka shkruar ai.