Familjarët e 3 vjeçarit i cili humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier, kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, pasi nuk besojnë që është mbytur aksidentalisht.

Nëna dhe babi i djalit thanë se nuk janë të kënaqur me hetimet dhe kërkojnë takim me prokurorin, gjë që deri tani nuk ka qenë e mundur.

“Asnjë prind mos e paftë këtë hall që na ka rënë, e çuam fëmijën në çerdhe si të tjerët na vjen lajmi se na i kishin vrarë fëmijët, na e kanë mbytyr na thanë, gjoja është mbytur fëmija vetë. Shkoni kontrolloni në një vend që është 60 pond lartësia, ndërkohë që fëmija është mbi 8.90 pond, shkoni verifikojeni. Dhe po ka mundësi të mos jetë kështu do ju ulem të gjithëve. Ata thonë që fëmija është mbytur tek një kapëse që po a kapësh të mbetet në dorë. U shokuam kur pamë lartësinë.” ka thënë babai.

“Presidenti i kopshtit na tha që do na nxjerrë të vërtetën, kopshti sot është i hapur, më ka thënë që ka kamera, kaq njeri i pashpirt. I kam kërkuar presidentit të më nxjerrë të gjithë mësuesit, çfarë më thoshte njëra nuk thoshte tjetri.” ka thënë nëna, shkruan tch.

Tutje, ka deklaruar se edukatorja e ka telefonuar atë të parën dhe i ka thënë se djali është mirë e është mbytur me litar të bluzës

“Nuk kemi ardhur për luftë, këta nuk na pritën pa pikë turpi, nuk do vrisnim prokurorin ne, ata na vranë ne. Zoti prokuror mendo se është një fëmijë 3-vjeçar, i bëj thirrje dhe kryeministrit ta shohë këtë çështje, se me këta prokurorë nuk kemi besim. Duam të themi tek prokurori që nuk jemi dakord për hetimin e çështjes, por ai është në anën tjetër. Dua vetëm të zbardhet ngjarja.” ka deklaruar babai.