Nga viti akademik 2021-2022, të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master që studiojnë në universitet publike janë të liruar nga pagesat. Kjo është rregulluar me një udhëzim administrativ të nxjerrë nga MASHTI-i në shtator të vitit 2021.  Udhëzimi Administrativ nr.09/2021 për Aplikimin e Pagesave të Studentëve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë është nënshkruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. 

Por, Universiteti më i madh publik në vend, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” del s’e nuk po e përfill këtë vendim. UP-ja ka publikuar një njoftim që bie në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, shkruan Rekordpress.com.

UP nëpërmjet një njoftimi u ka bërë thirrje studentëve që vijnë nga familjet që kanë më tepër se një student të aplikojnë për lirim nga pagesa.

“Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që janë fëmijë të një prindi, për mundësinë e lirimit nga pagesa e semestrave për vitin akademik 2021/22. Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në UP do të paguajnë vetëm për njërin prej tyre”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Sipas këtij njoftimi aplikimi për lirim nga pagesa e semestrave ka nisur pesë ditë më parë, nga data janar 2022 dhe do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, respektivisht deri më 20 janar 2022 në orën 15:30.

Demokracia.com lidhur me këtë çështje ka kërkuar sqarim nga Universiteti i Prishtinës duke u dërguar pyetje menaxhmentit të këtij universiteti, por ata ende nuk janë përgjigjur.

Lirimi nga pagesa e studimeve rregullohet me Udhëzimin Administrativ Nr. 9/2021. Sipas këtij udhëzimi është falas regjistrimi i semestrit në nivelin Bachelor dhe Master për herë të parë.

Ndryshe, Neni 2 i këtij udhëzimi administrativ që përcakton “Tarifat e shkollimit” parasheh që Institucionet publike të arsimit të lartë do të realizojnë pagesat për shkollim nga studentët si në vijim: Pagesat për semestër për studentët e rregullt, në nivelin – Bachelor- 25 €; Pagesa për semestër për studentët me korrespondencë në nivelin –Bachelor – 125€; Pagesa për semestër për studimet në nivelin Master -150 €; 1.4. Pagesa për semestër për studime të doktoratës -500 €”.

https://drive.google.com/file/d/1eZAnOSwe-xbz0pUlrGZQxd5di7vllMpB/view


Megjithatë, Neni 5 i këtij udhëzimi administrativ, i parasheh edhe përjashtimet nga pagesat në rastet si në vijim: “Të gjithë studentët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit nga neni 2, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.3 dhe nenit 3 paragrafit 1 nënparagrafit 1.1 dhe 1. 2 të këtij Udhëzimi, kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë”.