Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë ka inspektuar disa lokale në Pejë dhe ka katër gjoba për persona juridik, dhe 73 gjoba për persona fizik.

Në njoftimin e policisë thuhet se së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar 61 lokale në këtë zonë, përcjell Rekordpress.com.

“Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara  është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.  Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës. Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar gjashtëdhjetë e një (61) lokale në këtë zonë. Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët tri (3) lokale, janë shqiptuar katër (4) gjoba për persona juridik, dhe shtatëdhjetë e tri (73) gjoba për persona fizik”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet më tej në njoftim.