Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka thënë se biznesi me kriptovaluta po dështon në Kosovë në mungesë të ligjeve për të legalizuar dhe, sipas tyre edhe mbrojtjeve në këtë sektor financiar virtual i cili shumë qytetarëve dhe bizneseve u ka sjell përfitime të larta.

Në njoftimin e AKB-së thuhet se qeveria duhet të përpilon ligje me të qarta për këto investime tash më me trend global dhe tu a mundësojë qytetarëve, sipas AKB-së, këtë biznes legal, përcjell Demokracia.com.

“Qeveria e Kosovës mori vendim për të sekuestrua pajisjet për prodhimin e kriptovalutes kinse për të kursyer energji elektrike, sipas një hulumtimi të AKB qytetaret tonë kanë investuar në forma të ndryshme në këtë sektor mbi 10 milion €, por përfitimet nga këto investime kapin vlerën mbi 50 milion € gjë që përfituesit nuk kanë treguar gatishmëri për të paguar tatim në fitim. Qeveria e Kosovës duhet të përpilon ligje me të qarta për këto investime tash më me trend global dhe tu a mundësoj qytetarëve këtë biznes legal”, thuhet në njoftim.