Reshjet e borës i kanë zënë të papërgatitura kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve kryesore në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Bora që ka rënë sot e ka vështirësuar shumë qarkullimin nëpër rrugë magjistrale.
Kolona të gjata dhe vështirësi në lëvizje janë krijuar veçanërisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, raporton Demokracia.com.
Këtë e dëshmon edhe kjo video që e ka siguruar Demorkacia.com.Lojtës Videosh
Se janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sipas informacioneve nga terreni reshjet e bores kanë krijuar vështirësi në qarkullim për shkak edhe të rrugëve të rrëshqitshme dhe ngricave. Në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë raportuar kolona shkaku i reshjeve dhe ngricave”, ka thënë për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Policia ka apeluar tek shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të pajisen me pajisje dimërore.
“Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, vozitjen e automjeteve ta përshtatin me kushtet në rruge, si dhe të posedojnë gomat dhe pajisjet e nevojshme dimërore për një qarkullim më të sigurt”, ka shtuar Hoxha.
Ndërkohë, nga të dhënat e publikuara në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Kjo është gjendja në rrugët e Kosovës:

