Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e 33-vjeçarit Fatos Hoxha, shtetas kosovar, i dyshuar për një sërë vjedhjesh dhe për të cilin janë aktive rreth 30 urdhër-arreste të lëshuara nga organet kompetente.

Siç thuhet në një njoftim për media, personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarëdo lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftim.