Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas raportimeve se gjendja në disa rrugë të Prishtinës është e keqe për shkak të reshjeve të borës dhe mospastrimit të tyre.

Rama ka shkruar se po marrin masa që rrugët e kryeqytetit të mos bllokohen.

Jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që rrugët e Prishtinës të jenë të qarkullueshme”, shkroi Rama në Facebook

Drejtori i Institutit Demokratik i Kosovës, Ismet Kryeziu publikoi një fotografi duke shkruar:

“Për të mirën e qytetarëve, rrugët e Prishtinës të gatshme për skijim”.