Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka uruar punëtorët e arsimit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

Nëpërmjet një njoftimi nga kjo SBASHK-u kanë kërkuar që punëtorët e arsimit të angazhohen maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK’së, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të nxënësve.

“Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë e shprehur vazhdimisht që të angazhoheni e të veproni sipas Vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me Covid edhe në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave”, thuhet në njoftim, përcjell Rekordpress.com.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar punëtorë të arsimit  me respektin më të lartë ju përgëzojmë për gatishmërinë dhe angazhimin që gjysmëvjetori i dytë të nis me sukses.  Urojmë që të kemi sa më pak telashe e vështirësi me pandeminë dhe të vazhdojmë betejën për dije të reja  edhe përkundër mungesës së kushteve për punë dhe të mjeteve bashkëkohore të mësimit.

Gatishmëria dhe vullneti juaj në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave  na bën të ndjehemi krenar  dhe Ju premtojmë se  ne do të  vazhdojmë ta ruajmë besimin tuaj duke u angazhuar tani  e gjithmonë që të jemi zë i juaji dhe të realizojmë kërkesat tuaja legjitime.

Ju lusim të angazhoheni maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së  duke ruajtur kështu shëndetin e nxënësve tanë dhe shëndetin tuaj.

Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë  e shprehur vazhdimisht që të angazhoheni e të veproni sipas  Vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me Covid edhe në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh  përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin  e brezave.

Na priftë e mbara dhe paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë.