Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, nga 8 mijë e 460 testime të kryera.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Demokracia.com.

Ndërkohë, janë shëruar 8 qytetarë.

Raporti i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.

Në total numri i rasteve aktive është 1.780.