Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se do t’i dalë në ndihmë Korporatës Energjetike të Kosovës duke marrë vendim që të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut në BQK. Kostot me bankat ndërkombëtare do t’i bartë BQK-ja, thuhet në komunikatën e Bankës Qendrore.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti është takuar me kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, thuhet në njoftim.

“Nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Krasniqi, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë që të ndihmojë në përballimin e vështirësive me të cilat po ballafaqohen. Gjithashtu, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, në fushat me interes të përbashkët.”

Kosova është në krizë energjetike tash e disa javë, duke detyruar institucionet ta shpallin gjendjen emergjente.