Videoja dramatike tregon tentativën ankthioze të policisë për të nxjerrë njeriun nga avioni, i cili bëri ulje emergjente pak pasi u ngrit nga zona e Pakoimës.

Një video e bërë virale në rrjet, tregon momente dramatike nga një aksion emergjent i policisë në Los Anxhelos (Kaliforni, SHBA-ja jugore ) të dielën. Ata arrijnë të nxjerrin një pilot të bllokuar në kabinën e dëmtuar të avionit të vogël, pas një ule emergjente që bëri mbi shinat e trenit.

Videoja tregon se ndërhyrja e shpejtë e policisë ishte vendimtare për shpëtimin e jetës së pilotit pasi brenda pak sekondash avioni i dëmtuar u godit nga treni.

“Aeroplani nuk arriti të ngrihej dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente , duke përfunduar në një kryqëzim të ngarkuar,” tha Leuis Jimenez, një kompozitor 21-vjeçar që xhiroi videon.

“Disa sekonda para se treni të godiste aeroplanin, policia shpëtoi pilotin”, shtoi ai.

Sipas mediave lokale, përcjell abcnews.al, piloti, i cili mori trajtim mjekësor për gërvishtje dhe mavijosje, është në gjendje të qëndrueshme. Nuk raportohet për të lënduar në tren.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së qytetit vlerësoi “heroizmin” dhe “aksionin e shpejtë” të cilët “i shpëtuan jetën” pilotit.

<a href="http://

https://platform.twitter.com/widgets.js“>http://<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Foothill Division Officers displayed heroism and quick action by saving the life of a pilot who made an emergency landing on the railroad tracks at San Fernando Rd. and Osborne St., just before an oncoming train collided with the aircraft. <a href=”https://t.co/DDxtGGIIMo”>pic.twitter.com/DDxtGGIIMo</a></p>&mdash; LAPD HQ (@LAPDHQ) <a href=”https://twitter.com/LAPDHQ/status/1480363436311670784?ref_src=twsrc%5Etfw”>January 10, 2022</a></blockquote> https://platform.twitter.com/widgets.js